30 persona me shenja helmimi janë paraqitur në urgjencë. Lidhur me këtë ngjarje ka folur drejtoresha e spitalit.
“Gjatë ditës së sotme në urgjence janë paraqitur rreth 20-30 persona me shenja të intoksikimit. Kanë marrë mjekim në urgjence dhe janë larguar, pra nuk është asnjë i shtruar në spital. Nuk mund të them se kemi të bëjmë me helmim masiv sepse spitali mbulon 15 mijë banorë. Por mund të them se ka raste të shtuara të pacientëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të helmimit. Nuk dimë nëse është nga uji apo ushqimi kemi kërkuar të bëhen analiza nga Njësia e Kujdesit Shëndetësor”, tha ajo.