Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi po zhvillon një takim me ambasadoren e OSBE/ODHIR, Audrey Glover.
Në këtë takim, Kryemadhi do t’i paraqesë ambasadores një dosje të plotë me të gjitha ato që kryemadhi i cilëson si “shkeljet e kushtetutës dhe ligjit zgjedhorë në votimet moniste nga qeveria më 30 qershor”.
Një ditë më parë zyrtarja e larte e OSBE/ODIHR u takua edhe me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
