Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

30 vite nga rivendosja e marrëdhënieve me SHBA, ish-ambasadori amerikan mesazh në gjuhën shqipe

10:27 / March 15, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
William EdWin Ryerson
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, ambasada amerikane në vendin tonë ka përcjellë një mesazh për qytetarët shqiptarë duke përshëndetur marrëdhëniet dy-palëshe,. Në faqen e saj zyrtare ambasada kujton hapjen e ambasadës së parë në Shqipëri duke përcjellë edhe një mesazh të ambasadorit William EdWin Ryerson

Në mesazhin e tij, Ryerson tregon rrugën e vështirë për të rivendosur rrugën diplomatike mes dy palëve si dhe vizitën e sekretarit amerikan Baker, i cili mblodhi në sheshin “Skëndërbej një numër të madh qytetarësh. Ai thotë se atë ditë një mesazh i Baker për bashkëpunim mes dy vendeve përloti një polic të gjatë dhe të vrazhdë. Ryerson ka edhe një mesazh në gjuhën shqipe duke i uruar Shqipërisë suksese në rrugën e vështirë drejt demokracisë.

“Teksa festojmë 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike është mirë të kujtojmë veprimet e ndërmarra nga zyrtarë në të dyja vendet tona, të cilët e bënë të mundur atë. Ndërsa Shqipëria nisi të dilte nga makthi i saj kriminal i vetëimponuar Stalinist, njerëz të guximshëm atje lëvizën për të bërë atë rilidhje të mundur.

Po ashtu në SHBA zyrtarë të mençur në DASH dhe vende të tjera të administratës sonë, vendosën të lënë menjëanë dekada të tëra fyerjesh të drejtuara ndaj nesh dhe gjithashtu të shpfrytëzonin hapësirën. Shërbimi shqiptar i Zërit të Amerikës luajti një rol kritik qoftë në përcjelljen e informacionit të saktë në Shqipëri, ashtu edhe në monitorimin e zhvillimeve atje dhe ndarjen e atij informacion me Uashingtonin. Ekipi I parë I përfaqësuesve të SHBA mbërriti në Tiranë përpara zgjedhjeve të para pluraliste, në mars 1991.

Unë mbërrita në fund të prillit, me qëllimin për të ndenjur një apo dy muaj, derisa stafi I përhershëm I ambasadës të zgjidhej dhe të caktohej. Ditën e nesërme shkova për një takim kortezie në Ministrinë e Jashtme. Kur atje më thanë se nuk do të lejohesha të ndiqja seancat e Parlamentit. Mëngjesin e nesërm mora një telefonatë e cila më njoftonte se mund të merrja pjesë edhe se mund merrja edhe përkthyesin. Arrita në përfundimin se aty ku mund të kishte ndopak rezistencë, do ia vlente të shtyja për të kapërcyer.

Një nga momentet më domethënëse ndodhi gjatë vizitës Baker. Teksa sekretari fliste, unë po qëndroja siç duhej. Pranë makinave të autokolonës, pas një polici të vrazhdë, ndërsa Baker tha “Ne jemi me ju dhe ju jeni me ne”, pashë një lot rrëshkiste në faqen e atij polici. Rreth 10% e popullatës ishte atë ditë në sheshin “Skëndërbej”. Ata treguan më në fund se mund të mblidheshin për diçka tek e cila besonin në vend që të dilnin të urdhëruar nga autoritetet vendase.

I kam ndjekur zhvillimet në Shqipëri prej daljes sime në pension dhe, nga sa shoh, vazhdoj të jem i bindur se Shqipëria është në rrugën e duhur. Pengesat, përfshirë edhe fatkeqësitë natyrore është e pashmangshme. Por me bashkëpunim ato mund të kalohen “Uroj suksese në rrugën e vështirë drejt demokracisë. Mirë u dëgjofshim” (Shqip), përfundon mesazhi i tij.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha u prit me protesta në SHBA, protestuesi: Jemi kërcënuar nga njerëzit e PD

07:55 / September 7, 2026

Protesta në SHBA tremb Berishën – Ndryshon vendin e takimit, emigrantët: Do t’i shkojmë kudo që të jetë

18:47 / September 5, 2026

Florjan Binaj zbulon qëndrimin për zgjedhjet: “Me ose pa mbështetjen e opozitës, do të jem kandidat për Bashkinë e Tiranës”

18:21 / September 5, 2026

Vizita e Berishës në SHBA, Kokalari: Duhet të arrestohet

12:57 / September 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.