Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

31-vjeçari tentoi të korruptonte punonjësin në kufi, procedohet penalisht

13:16 / February 19, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kakavije
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 31-vjeçar është proceduar penalisht pasi tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Kufitare në Kakavijë, për të dalë nga vendi ynë, pasi kishte tejkaluar afatin e qëndrimit në zonën Schengen.

”Punonjësit e Policisë Kufitare të PKK Kakavije, në vijim të kontrolleve të bazuara në analizën e riskut, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, kanë konstatuar një rast tjetër të paligjshmërive në këtë fushë.

Shërbimet e Policisë Kufitare, në dalje të RSh-së, i kanë kërkuar shtetasit A. Xh., pasaportën, me qëllim kryerjen e procedurës së regjistrimit. Shtetasi A. Xh. e ka dorëzuar pasaportën me një kartmonedhë 50 euro në brendësi të saj, me qëllim korruptimin e punonjësit të Policisë Kufitare, për ta lejuar këtë shtetas të kalojë kufirin, pasi kishte tejkaluar afatin e qëndrimit të ligjshëm në zonën Schengen.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Xh., 31 vjeç, banues në fshatin Gali, Berat, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, informon Policia.

kakavije
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dy në pranga dhe dy në kërkim për vrasjen e 48-vjeçarit në Gjirokastër

21:18 / October 16, 2026

Zjarr masiv pranë pyllit të Semanit, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

20:49 / October 16, 2026

Polici i plagosur, në gjendje stabël/ Mjekët: Operacioni me sukses, ndodhet në reanimacion

11:51 / October 16, 2026

Tentoi ta godasë me thikë bashkëjetuesen/ Pranga 39-vjeçarit në Shkodër

10:47 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.