Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

31-vjeçarja refuzon të heqë qimet e fytyrës, meshkujt e shohin atë sikur ka “tre koka”

22:21 / February 19, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Eldina Jaganjac
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Eldina Jaganjac 31 vjeç nga Kopenhaga, Danimarkë i bie në sy të gjithëve me paraqitjen e saj. Ajo nuk pranon të heqë qimet në fytyrë dhe nuk i pëlqen se si gratë priren të shpenzojnë më shumë kohë dhe para për të kuruar pamjen e tyre duke hequr qimet.

Kështu që në Mars të vitit 2020, ajo vendosi që t’i kthej pamjes së saj natyrale duke mos hequr as vetullat dhe as qimet mbi buzë.

Eldina filloi të injorojë njerëzit dhe sidomos meshkujt që talleshin me të dhe ia ngulnin sytë tek vetullat sikur të kishte një kokë të tretë.

“Krahasuar me burrat, nga ne pritet të shpenzojmë shumë më shumë kohë dhe para për pamjen tonë vetëm për t’u konsideruar vizualisht të pranueshëm në shoqëri, veçanërisht kur jemi në hapësira publike. Nëse një burrë nuk rruhet dhe nuk i heq vetullat, askush nuk e vëren ose nuk e komenton dhe nuk është asgjë e jashtëzakonshme. Ashtu si shumë gra të tjera edhe unë nuk ndihesha mirë kur dilja jashtë nëse vetullat e mia nuk ishin të hequra dhe nuk do të shkoja në palestër nëse këmbët nuk ishin të pastruara.

2 PAY JS228923875AJPG

Tani, unë kam zgjedhur të përqendrohem në detyrat dhe qëllimet që kam dhe jo tek paraqitja ime. Nuk më intereson se çfarë mendojnë njerëzit. Unë nuk dua që të komentohem për zgjedhjet e mia personale dhe uroj që njerëzit ta bëjnë këtë gjë.

Kur isha adoleshente ndihesha më pak femërore për shkak të vetullave të mia mjaft voluminoze dhe e ndjeja veten si të egër kur rriteshin qimet në trupin tim.

Vura re se shumica e vajzave përreth meje ishin në panik rreth moshës trembëdhjetë deri në katërmbëdhjetë dhe filluan të rruajnë dhe këputin çdo gjë të këputshme sepse ato dëshironin të pranoheshin si femra dhe u përpoqën të futeshin në rolin e tyre të ri si një grua e re.

Kur fillova të kthehesha natyrale siç kam qenë, disa nga miqtë e mi thanë se dukesha mirë, disa nuk i vunë re dhe shumicës nuk i interesonte”, është shprehur Eldina.

Eldina beson se disa burra janë abuzivë me të për shkak të përpjekjeve të saj për t’u dukur “burrërore”.

“Unë kam pasur disa komente të vrazhda, por shumë pak ishin nga të rriturit. Kryesisht kanë qenë adoleshentë në mediat sociale duke më mësuar se si të merrem me pamjen time personale dhe komentonin se tashmë kam vetëm një vetull.

Kam parë disa djem të rritur që shikojnë këmbët e mia të parruar dhe vetullat sikur të kisha një kokë të tretë, ka treguar 31-vjeçarja.

Kur bëhet fjalë për takime, Eldina thotë se qimet në fytyrë e ndihmojnë atë të kuptojë se cili person është i duhuri apo që përshtatet me bindjet e saj. 

Eldina Jaganjac
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.