Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

32-vjeçarja u përdhunua dhe u vra, deputetja e PD-së Bakiu: Policia dhe shoqëria kanë dështuar

10:23 / August 3, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3617
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e PD-së, Merita Bakiu ka reaguar pas vrasjes së 32-vjeçares në Durrës, e cila u gjet e vdekur poshtë urës së Dajlanit. Bakiu thotë se ngjarja të tilla tregojnë se si ka dështuar shoqëria, drejtësia e Policia.

Ajo shkruan se vrasja e grave në vendin tonë është një lajm që përsërit ndërsa ngre zërin për të tjera gra që kanë frikë të reagojnë e të denoncojnë për dhunën që iu ushtrohet.

Luljeta Preza, 32-vjeçe, u gjet e pajetë një ditë më parë në urën e Dajlanit. Preza dyshohet se është abuzuar seksualisht dhe më pas është vrarë me thikë.

Postimi i plotë

Vrasja e grave në këtë vend është veçse lajm që përsëritet dhe nuk mbetet aktual mbi dy ditë. Është drithëruese dhe keqardhëse. Është trishtuese dhe ulëritëse për shoqërinë e familjen. Për një nënë sot jeta nuk do të jetë më e njëjtë.

Një grua tjetër diku aty në mesin tonë e cila dhunohet dhe ka frikë të reagojë e denoncojë do të flejë e shqetësuar me mendimin se nesër edhe ajo mund të ketë të njëjtin fat.

Thirrje sistemit të drejtësisë për më shumë kujdes, përgjegjësi e profesionalizëm; për të mos pasur vendime të anuara e të motivuara apo vonesa të paarsyetuara që prodhojnë viktima e dhunues. Ngjarje të tilla tregojnë se ka dështuar shoqëria, drejtësia, Policia, institucionet. Ngushëllime familjeve të viktimave. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen.

Luljeta Preza Merita Bakiu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

09:57 / June 4, 2026

Vrasja e policit në Maliq/ Reagon Rama: Nderim i përjetshëm për dëshmorin e atdheut, dënim maksimal për autorin

09:52 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.