34-vjeçari Francesco Zhuta, është përplasur për vdekje teksa udhëtonte me motoçikletën e tij. Ngjarja e rëndë është regjistruar në provincën Rosignano të Livornos në Itali, ku raportohet se i riu nga Shqipëria është përplasur nga një mjet tip “Audi Q3” dhe për pasojë ka humbur kontrollin duke u përplasur më pas me një pemë.
Ai u gjet në tokë pa ndjenja dhe me një plagë të thellë në kokë. Shërbimet e urgjencës ndërhynë menjëherë, por nuk mundën të bënin asgjë, pasi shqiptari humbi jetën në vendin e ngjarjes
Policia e cila shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes, ndaloi shoferin e makinës, një 57-vjeçar, si dhe nisën hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit, që rezultoi fatal për të riun shqiptar.
