Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 34-vjeçare, gjatë një aksioni të koduar “Komuna 2”. Në pranga ka rënë e reja me iniciale D.B. Në momentin e arrestimit iu gjet një sasi kokaine, një pjesë e të cilës ishte e ndarë në 40 doza kokainë gati për shitje.
34-vjeçarja pasi siguronte lëndë narkotike kokainë, e përgatiste atë në doza (10-50 gramë) dhe i shpërndante ato në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në zonën e Komunës së Parisit.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.