Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

35-vjetori i PS në Vlorë/ Rama mbledh socialistët në Sheshin e Flamurit: Investimi 4 miliardë dollarë në Zvërnec do të jetë bekim për gjithë Shqipërinë

20:40 / June 5, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
3 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Teksa në Tiranë protestuesit janë mbledhur për të kundërshtuar investimin për ndërtimin e një resorti në Zvërnec, kryeministri Edi Rama i ka ‘sfiduar’ nga Vlora në një takim me socialistët, në 35-vjetorin e themelimit të kësaj force politike në degën e qytetit bregdetar.

Eventi për 35-vjetorin e PS dega Vlorë po zhvillohet në Sheshin e Flamurit, ku janë mbledhur me qindra qytetarë, mbështetës të kësaj partie.

Të pranishëm në takim janë kryeministri Edi Rama, drejtuesi politik i qarkut të Vlorës, Bledi Çuçi, por edhe personalitete dhe ish-zyrtarë të kësaj force politike.

Gjatë fjalës së tij, Bledi Çuçi, duke nënvijëzuar prezencën e madhe të qytetarëve, tha se kjo ishte një përgjigje e drejtpërdrejtë ‘për ata që duan të na prishin festën’, referuar protestuesve apo elementëve të forcave të tjera politike.

“Gëzuar Vlora, çfarë kënaqësie sot me këtë prezencë, si një përgjigje e drejtpërdrejtë për ata që duan të na prishin festën. Një përgjigje e drejtpërdrejtë e Nuribeut që do të prishë çdo festë socialiste, por që nuk e ka arritur dot gjithë jetën ta bëjë dhe një përgjigje e të gjithë atyre nuribenjve dixhitalë që duan të prishin festën. Por asgjë nuk e ndal PS-në dhe zhvillimin e Shqipërisë. Sepse në këtë 35-vjetor, PS vjen si e vetmja forcë transformuese e realitetit shqiptar. Sot jemi më afër se kurrë BE-së”, tha mes të tjerash Bledi Çuçi.

Ndërkohë kryeministri Rama gjatë fjalës së tij, teksa po fliste për investimin në Zvërnec, mori si shembull resortin ‘Porto Montenegro’ në Malin e Zi, i cili ka sjellë zhvillim në vend.

Sipas kryeministrit, investimi 4 miliardë dollarë në Zvërnec të Vlorës, do të jetë bekim për gjithë Shqipërinë.

“Dua t’ju them se sot erdha këtu drejtpërdrejt nga Tivati. Përpara se të transformohej, Tivati ishte një qytet me rreth 10 mijë banorë, ku nuk shkonin turistë dhe që konsiderohej nga të gjithë si një bregdet i nivelit të ulët. Erdhi një investim që e transformoi Tivatin në një vend që sot pret rreth 5 milionë turistë në vit. Ai investim 4 miliardë dollarë në Vlorë, do të bëhet bekim i gjithë Shqipërisë”, tha mes të tjerash Rama.

Në të njëjtin moment kur në Sheshin e Flamurit po zhvillohet takimi për 35-vjetorin e themelimit të PS-së, në Vlorë po mbahet edhe një protestë qytetare, që kundërshton ndërtimin e resortit në Zvërnec.

35 vjetori investimi PS Rama Vlore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, kryeministri Rama takon homologun holandez

13:24 / June 5, 2026

Protesta për Zvërnecin, Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

12:40 / June 5, 2026

Rama nga Mali i Zi: BE të mos vonojë integrimin, të kalojë te anëtarësimi gradual

12:38 / June 5, 2026

Marta Kos: Shqipëria dhe Mali i Zi po hyjnë në fazën vendimtare drejt BE-së

10:17 / June 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.