Marjola Myrtollari, 36-vjeçarja e cila u plagos me thikë nga bashkëshorti i saj brenda në banesën e tyre në Korçë, mëngjesin e kësaj të marte është nisur me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë. 36 vjeçarja, dy ditë më parë u plagos me thikë nga bashkëshorti i saj Aleko Myrtollari.
Nga ana tjetër, bashkëshorti i saj vazhdon të jetë në arrati, forca të shumta policie janë angazhuar për kapjen e tij.
Ngjarja u shënua mbrëmjen e së shtunës, ku Aleko Myrtollari pas një debati për motive xhelozie, plagosi me thikë bashkëshorten e tij Marjola, nënën e 3 fëmijëve.

