Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

3800 mjekë me origjinë shqiptare janë larguar në 10 vite! “Eksodi”, mungojnë mjekët e sëmundjeve të brendshme

23:28 / June 3, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
aurora
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

3800 mjekë me origjinë shqiptare janë larguar në 10 vitet e fundit për të ushtruar profesionin e tyre në vendet evropiane. Aurora Dollenberg kryetare e federatës mjekët shqiptarë në Europë thotë se dekada e fundit ka qenë më e vështira përsa i përket eksodit të mjekëve.

“Mos të harrojmë se kjo shifër e të emigruarve mjek shqiptar nuk llogarisim atë që ka ndodhur para 10 viteve të fundit sepse nuk janë rregjistruar në regjistrat e punës të komisionit evropian. Pra, emigrimi masiv edhe pse ka filluar para 10 vjetësh, vazhdon të mbetet një temë aktuale të cilën është detyra jonë që po vijmë nga emigrimi që ta stopojmë këtë në kohë.”- tha Dollenberg.

Shifrat e kthimeve janë të vogla dhe vakancat më të mëdha janë krijuar te mjekët e sëmundjeve të brendshme.

“Faktikisht ekspertët qoftë mjekët internistë, por dhe mjekët e familjes është një dobësi dhe plagë e madhe në sistemin shëndetësor. Për t’u kthyer në Shqipëri do të thotë kontrata të nënshkruara, marrëveshje shumë të koordinuara sesi ata do të punojnë , sesi ata do të operojnë, në cilat zona, si do jenë mjetet e punës që ata do të kenë në dispozicion.” – Aurora Dollenberg, Kryetare e AMFE-së

“Shpresoj se ata që do të largohen do të jenë vetëm për një kohë të shkurtër dhe sikurse unë dëshirojnë të kthehen dhe të kontribojnë për një mekësi më të mirë në Shqipëri.” -Gazmend Berisha drejtor i AMFE-së, specialist në mjekësinë intensive.

Shefi i urgjencës kombëtare Skënder Brataj theksoi se mungesat në specialistëtëurgjencës kombëtare janë një barrë më e rëndë për shërbimin shëndetësor pasi ngarkesa është më e madhe.

“Mungesa në këtë sektor kaq të rëndësishëm , i bëj thirrje politikës që të krijoj kushtet dhe favoret që ky sektor të mbulohen, pasi mjeku i urgjencës duhet të ketë disa avantazhe sepse ky mjek është mejk që e ka të lidhur jetën e vetë me urgjencën e spitalit ose ambulancën. Nuk mund të bëj ndonjë aktivitet privat.”- tha Skënder Brataj , Shefi i urgjencës kombëtare.

Mjekët specialistë të pranishëm në kongresin e XIII Europian të mjekëve të diasporës dhe qendrës së urgjencës e vunë theksin te kthimi i trurit në atdhe nëpërmjet identifikimit të tyre dhe hartimit të politikave për t’i kthyer në atdhe.

eksodi mjeke semundje te brendshme
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Skandali me kremrat kundër diellit, Australia përgatit rregulla më të forta për prodhuesit

15:20 / November 1, 2026

Ora verore apo dimërore? Studiuesit zbulojnë cila është më e mirë për shëndetin

14:04 / October 24, 2026

Kylie Jenner zbulon sekretin e lëkurës së përsosur, produkti kundër plakjes që po bën namin kushton vetëm 17 dollarë

20:58 / October 23, 2026

Çfarë duhet të hamë për të fjetur më mirë? Ushqimet që ndihmojnë për një gjumë më cilësor

14:33 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.