Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

4.7 miliardë lekë borxh në tatime! Detyrimi i krijuar në maj, reagon drejtoria e përgjithshme: Paguani që të shmangni sanksionet

20:43 / June 2, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
drejtoria e tatimeve 660x3301 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

4.7 miliardë lekë detyrime të papaguara janë evidentuar nga administrate tatimore në muajin muaj nga të gjithë individët dhe bizneset të cilët nuk i kanë shlyer në kohë.

Rritja e borxhit tatimor si pasojë e detyrimeve të pashlyera nga tatimi mbi vlerën e shtuar, tatimit mbi fitimin dhe sigurimet shoqërore e shëndetësore ka nxjerrë së fundmi Drejtorinë e Përgjithshme e Tatimeve në një tjetër vendim drejtuar subjekteve në vend.

“Me qëllim informimin e tatimpaguesve dhe shmangien e masave shtrënguese të panevojshme, Administrata Tatimore u bën thirrje tatimpaguesve të shlyejnë detyrimet tatimore brenda afateve ligjore!”, thotë Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Mungesa e likuiditetit të subjekteve, kontrollet tatimore por dhe pritshmëritë për një paqe fiskale por dhe faljesh borxhesh edhe në muajin zgjedhor kanë ndikuar në rritjen e detyrimeve të papaguara. Për këtë arsye administrata tatimore u drejtohet me një thirrje.

“Gjithashtu, Administrata Tatimore informon se deri në hyrjen në fuqi të ligjit për faljen e detyrimeve tatimore, si pjesë e paketës së paqes fiskale, tatimpaguesit janë të detyruar të shlyejnë detyrimet tatimore për të shmangur masat shtrënguese.”, thuhet më tej.

Sektorët me peshën më të lartë të detyrimeve janë Ndërtimi, Shërbimet, Tregtia dhe Prodhimi. Në fund të vitit 2024 detyrimet e papaguara arritën 162.5 miliardë lekë (1.62 miliardë euro), një rritje prej 4.7% krahasuar me një vit më parë.

Mospagimi në kohë i detyrimeve sipas Tatimeve do të shoqërohet jo vetëm me gjoba dhe kamatëvonesa, por edhe me masa shtrënguese, të cilat vështirësojnë zhvillimin e aktivitetit ekonomik të bizneseve.

borxh detyrimi drejtoria reagon Tatimet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026

Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

11:25 / February 7, 2026

Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NATO-s

10:18 / February 6, 2026

Tirana pret Forumin Ekonomik të Korridorit VIII

12:06 / February 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.