Një aeroplani i vogël i tipit Cesna P210N, është rrëzuar në Maqedoni ku viktima kanë mbetur 4 persona. Të gjithë viktimat e këtij aksidenti ajror janë shtetas bullgarë.
Një tragjedi ka ndodhur në
Maqedoni ku një aeroplan i vogël i tipit Cesna P210N është rrëzuar duke u
marrë jetën katër personave që ishin në bordin e tij. Ky avion ishte shpallur i
zhdukur nga radarët pasditen e sotme ndërsa gjurmët e tij janë gjetur në
vendin e quajtur “Sollunska gllava”. Rrëzimi i aeroplanit ka ndodhur 4.7 km në
veri-perendim të Solunska Glave, në trekëndëshin mes Makedonski Brod, rajonin e
SPB-Shkup dhe SPB-Veles.
Në rrënojat e avionit janë gjetur edhe trupat e pajtë të pasagjerëve, ku
të gjithë rezultojnë të jenë shtetas bullgarë. Ata janw identifikuar
si Boshnakov Angelov Georgi i lindur n vitin 1970, Boshnakova Georgiva
Gergana e lindur në vitin 2005, Boshnakova Georgieva Biljana e lindur në vitin
2005 dhe Boshnakova KornajevaTzoneva Kalina e lindur në vitin 1972.
Agjencia e Aviacionit Civil njofton se avioni i vogël ishte e nisur nga Ohri
drejt Sofjes, ndërsa në orën 16:16 kishte humbur kontaktet me radarët.
Pavarësisht se për të gjetur avionin u angazhua edhe një helikopter i policisë
maqedonase nuk ka qënë e mundur shpëtimi i viktimave.