Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

4 ditë nga sulmi, TCH: Terroristët janë të lirë dhe porositësit të qetë se nuk do zbulohen

13:43 / March 30, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
top channel
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kanë kaluar katër ditë dhe Policia, Prokuroria e Tiranës nuk kanë dhënë as shenjën më të vogël se po zbardhin sulmin terrorist ndaj Top Channel. Policia vendosi edhe një shpërblim prej 100 mije euro për këdo që ka informacion në lidhje me atentatorët, por edhe kjo lëvizje dështoi dhe nuk po jep rezultatin e duhur. Terroristët janë të lirë dhe porositësit e tyre të qetë se nuk do zbulohen.

Dështimi për zbardhjen e kësaj ngjarje do ketë pasoja shumë të rënda jo vetëm në pasigurinë e përgjithshme, por edhe në revanshin që krimi merr në këto raste kur përballet me pafuqinë e shtetit për tu përgjigjur.

“Mund të guxojmë të themi se është një mungesë serioziteti e institucioneve shtetërore për zbardhjen e kësaj ngjarje, jo vetëm policia e cila është angazhuar por duke qenë e vetme, vetëm një polici vendore për hetimin e kësaj çështje që ka rëndësi kombëtare dhe nuk janë angazhuar të gjitha strukturat e shtetit antiterrori dhe shërbimi informativ. Nga ana tjetër edhe prokuroria ka në cilësimin që i ka bërë veprës penale, vrasje në rrethana cilësuese me pasojë humbjen e jetës, ky duhej të konsiderohej një akt terrorist pasi është i tillë e ka ngjallur shumë terror”,-thuhet në lajmin e vetë Top Channel.

Drejtori i Policisë Rrumbullaku ka thënë se akset kombëtare do të monitorohen nga FNSH-ja për rritjen e sigurisë por ngjarja në Top Channel e nxori zbuluar dështimin e këtij propozimi pasi nuk është rasti i vetëm i TCH, por është rasti më flagrant ku autorët ikin dhe s’ka asnjë emër.

Top Channel
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026

Atentati ndaj Thimjo Rubatit në Sarandë, zbardhen detaje, një nga pistat lidhet me plagosjen e oficerit një ditë më parë

09:09 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.