Katër fjalitë që nuk duhet t’ia thoni kurrë një personi që ka probleme me peshën:
Ke humbur peshë? Dukesh shkëlqyeshëm
“Ke humbur peshë, dukesh mirë” është një shprehje që shumë prej nesh e përdorim kur shohim se një person ka rënë nga pesha, por krijon shumë pasiguri. Një pjesë e mire e personave të cilët dobësohen, mund të shtojnë sërish peshë e kështu do të mendojnë se nuk do të ngjajnë aspak mire.
Ndonëse je e shëndoshë je e bukur
Njerëzit mund të fillojnë të mendojnë se ngjanin shumë shëmtuar më parë dhe se bukuria ka të bëjë vetëm me linjat trupore. Kjo ndikon shumë në vetëvlerësim.
Tani që u sëmure të paktën do dobësohesh pak
Ky është një model mendimi i rrënjosur në kulturën tone. “Të ndihesh më i dobët” pas një konsiderohet thuajse si një avantazh, gjë e cila është jashtëzakonisht problematike. Askush nuk duhet të vuajë në për të arritur një standard bukurie të krijuar nga të tjerët.
Ua sa e shëndoshë që ndihem sot
Kjo fjali ndikon thellësisht në mendësinë e dikujt që e thotë. Pesha nuk është një ndjenjë, ndaj kur thoni se “ndiheni të shëndoshë” ju vetëm sa po flisni negativisht për veten. Nga ana tjetër, personit që mund t’ja thoni i shtohen pasiguritë që ka me trupin e tij.