Vijon të jetë shqetësuese situata e pandemisë në vend. ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot 4 viktima si pasojë e Covid-19. Viktimat janë: një qytetare 64 vjeç nga Libofsha, një qytetare nga Berati 65 vjeç, një qytetar nga Kuçova 72 vjeç, një qytetare nga Tirana 81 vjeç.
Gjithashtu, në 24 orët e fundit janë regjistruar 770 qytetarë të infektuar me Covid nga 3393 testime të kryera. Sipas të dhënave të ministrisë, janë 8,157 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 182 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar.
MSH bën me dinje se në orët e fundit janë shëruar 621 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 178,998 që nga fillimi i epidemisë.
