Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Teknologji

4 truke për fotot dhe videot më epike të shkrepura natën

13:28 / July 19, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Galaxy S22 Ultra Nightograp min 675x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kontenti që ndajmë në rrjetet sociale, mënyra se si shprehim veten, tregon shumë për gjithësecilin prej nesh, pasionet tona e jo vetëm. Qëllimi është të shkrepim foton ideale në vendin e duhur e momentin e duhur, e ky i fundit shpesh lidhet me ndriçimin apo shkëlqimin e diellit. Por pse të kufizohemi nga drita për të shkrepur foton më të bukur? Me një smartphone të thjeshtë, do të ishte nje problem, por me pajisjet më të fundit të serisë S22, që çojnë në një tjetër nivel kreativitetin dhe aftësinë për të shprehur veten, fotot dhe videot e shkrepura nën dritën e hënës nuk janë problem.

Gjeni spotin më #instagrammable dhe mos u shqetësoni për ndriçimin

Nëse keni gjetur vendin e duhur ku do të realizoni foton ideale për Instagram, mos u shqetësoni për dritën. Në dizejnimin e pajisjeve më të fundit të serisë S, Samsung erdhi me kapacitet novator kamerash që funksionojnë ditën e natën, të mundësuara nga performanca më e mirë celulare deri më tani. Me veçoritë e reja revolucionare të Nightography të serisë Galaxy S22 – si sensori 23% më i madh në krahasim me S21 & S21+ dhe teknologjia Adaptive Pixel – kamera juaj është projektuar për të kapur më shumë dritë, për të nxjerrë në pah detajet dhe ngjyrat që e bëjnë përmbajtjen tuaj të shkëlqejë, edhe në errësirë.

Portretet nën dritën e hënës janë epike

Nëse gjatë ditës çdo detaj rrëzëllen nga shkëlqimi i dritës, fotot e natës janë të veshura pakëz me mister. Me ndriçim të ulët falë përmirësimeve revolucionare në kamerën e pasme dhe në kamerën e përparme, secila prej tyre kap më shumë dritë për ngjyra të jashtëzakonshme dhe për detaje. Në këtë mënyrë mund të perfeksiononi modalitetin e portretit me dritat e ulura. Galaxy S22 dhe S22+ janë të pajisura me teknologjinë më të fundit AI të Samsung që i çon fotot tuaja në një nivel tjetër. Me AI Stereo Depth Map-in e ri është e lehtë se asnjëherë të shkrepësh fotografi të përsosura ‘portret’ . Portretet tuaja do të duken më mirë se kurrë.

Jepi ngjyra jetës tënde të natës me #nightography

Jeta e natës është po aq me drita e adrenalinë sa ajo nën dritën e diellit, por deri më tani nuk ishte krijuar nje aparat celular për të kapur momentet e mbrëmjes dhe ngjyrat e gjalla të jetës së natës. Veçoritë e avancuara të Nightography janë të disponueshme në të gjithë familjen e pajisjeve S22 dhe ju lejojnë të kapni video të qarta dhe të pastra si në kamerën e përparme ashtu edhe në atë të pasme. Sensori i madh i pikselëve zmadhon pikselët për të tërhequr dritë, ndërsa xhami jashtëzakonisht i qartë zbut shkëlqimin e lenteve – të gjitha këto për të bërë që fotografitë dhe videot e shkrepura gjatë natës të dalin të qarta ashtu si ditën.

Zotëroni natën me kamerën më inteligjente të Samsung deri më tani

Momentet më të bukura me shoqërinë nuk kanë pse mbeten vetëm në memorien tuaj, sepse falë veçorive të reja si Auto Framing, Super Clear Glass e jo vetëm do të shndërrojnë smartphone-in tuaj në një aparat profesional kudo dhe kurdo. Galaxy S22 Ultra është ndërtuar me një sensor 2,4um piksel – sensori më i madh i Samsung, i cili bën të mundur që lentet e kamerës të kapin më shumë dritë dhe detaje. Plus, lentet e përparuara Super Clear Glass të Galaxy S22 Ultra ju ndihmojnë të bëni video më të qarta gjatë natës. Ndërkohë, opsioni Auto Framing i videos siguron që kamera juaj gjithmonë të kapi saktësisht kë dëshironi, qoftë një apo shumë persona.

S22 Ultra Feature Visual
Galaxy S22 Ultra Portrait2 min scaled 1
Galaxy S22 Plus Pet portrait min scaled 1
Galaxy S22 Ultra Nightograp min 675x450 2

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Incident i paprecedentë: Modelet e OpenAI kryejnë sulm autonom ndaj Hugging Face gjatë një testi sigurie

13:08 / July 22, 2026

Franca ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

21:57 / July 21, 2026

Kur është koha për të ndërruar iPhone-in? Nga bateria te përditësimet, ç’duhet të dini për formulën e ‘jetëgjatësisë’ së pajisjes

21:01 / July 20, 2026

WhatsApp sjell funksionin e ri, përdoruesit do të komunikojnë pa zbuluar numrin e telefonit

16:17 / July 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.