Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Garda Civile në Spanjë ka çmontuar një bandë kriminale me origjinë shqiptare

23:31 / December 8, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Spanje grabitje
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Garda Civile në Spanjë ka çmontuar një bandë kriminale me origjinë shqiptare e cila akuzohet për 40 grabitje me vlerë 800,000 euro. Mediat spanjolle raportojnë se shtatë shtetasit shqiptarë që janë arrestuar e kishin bazën në Gandia, në qytetin e Valencias dhe fokusin e tyre të “punës” e kishin te shtëpitë e banuara në provinca të ndryshme spanjolle.

Operacioni ‘Rovisa’ filloi marsin e kaluar kur u kryen disa grabitje në banesa në provincën e Salamancas që shkaktuan alarm të madh social tek qytetarët. Agjentët e Gardës Civile dyshuan se autorët e tyre mund të ishin të njëjtët që kishin kryer sulme të ndryshme në pjesë të ndryshme të vendit.

Gjatë hetimeve u zbulua se disa nga autorët e dyshuar me origjinë shqiptare përdorën aeroportin e Lisbonës për të hyrë dhe dalë nga Spanja për në vendin e tyre dhe për të vështirësuar punën e agjentëve të Gardës Civile. Për këtë arsye u kërkua mbështetja e policisë portugeze dhe grupit të punës të policisë shqiptare. Të gjithë agjentët u koordinuan nga agjencia evropiane e policisë Europol, në kuadër të platformës evropiane kundër kërcënimeve kriminale EMPACT OPC.

Shqiptarët me kalimin e muajve ishin bërë ekspertë në “punën” e tyre dhe kishin kryer një sërë vjedhjesh në qytetin e Gandía. Ata udhëtonin edhe në vende të ndryshme të Spanjës për të kryer vjedhje. Drejtuesit e grupit i ndryshonin emrat rregullisht në vendin e tyre të origjinës, ndërsa disa prej tyre kishin deri në tre emra dhe identifikime të ndryshme për ta bërë më të vështirë punën për Gardën Civile.

Gjithashtu, shqiptarët shmangnin përdorimin e telefonisë celulare për komunikimet e tyre duke përdorur radio dhe përdornin targa të falsifikuara si masa sigurie për të mos u zbuluar. Garda Civile pas arrestimit të shtatë shtetasve shqiptarë ka kryer kontrolle në shtëpi në Madrid dhe Valencia. Në to u arrestuan shtatë anëtarë të grupit dhe u sekuestruan një sasi e madhe bizhuteri, para, teknologji dhe materiale të ndryshme të përdorura për kryerjen e grabitjeve në provincat Salamanca, Valladolid, León, Palencia, La Rioja, Navarra dhe Zaragoza.

grabitje Shqiptare Spanje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rubio përkujton masakrën e Sheshit Tiananmen: Tërbohet Pekini

20:22 / June 4, 2026

Rritja e kostove të karburantit rëndojnë buxhetin e Pentagonit

12:39 / June 4, 2026

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.