Një 40-vjeçare është hedhur mbrëmjen e sotme nga shkallët e katit të tretë të pallatit nr.6 në lagjen ”Gafurr Muço”, në Lushnje.
Sipas mjekëve të spitalit të Lushnjes që e kanë nën kujdes nuk është në gjendje të rëndë dhe nuk i rrezikohet jeta. Në deklarimin që i ka dhënë oficerëve te policisë gjyqësore ka thënë që u hodha nga shkallët e katit të tretë.
Krahas kujdesit mjekësor policia po pyet dhe familjarët për rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja.
Dyshohet se 40-vjeçarja e ka bërë veprimin në gjendje depresioni.