Inteligjenca artificiale ka arritur të krijojë edhe zemër artificiale. Ermand Mertenika dha një mesazh që të gjithë duhet të jenë të kujdesshëm me ushqimet dhe me aktivitetin fizik, pasi pavarësisht se zemra artificiale është realizuar, ajo ka një kosto shumë të lartë.
“Inteligjenca artificiale ka shkuar deri aty sa ka krijuar edhe zemrën artificiale, ka krijuar dhe valvulat artificiale, por këto mbeten në një moment tjetër.
Për vitin e ri unë jap një mesazh shumë të mirë qytetarëve që të mos abuzojnë me ushqimet, të marrin pak edhe saktë. Zemra artificiale është krijuar por kostoja e saj është e papërballueshme. Një zemër artificiale mund të shkojë në 400-500 mijë euro”.
