Ambasada Ruse në Shqiëprisë ka publikuar një listë me numrin e luftëtarëve të huaj që sipas saj po luftojnë në Ukrainë. Në tabelën e publikuar nga ambasada ruse thuhet se në Ukrainë kanë shkuar që nga shkurti 150 luftëtarë nga Shqipëria, prej të cilëve 42 kanë humbur jetën dhe 40 janë larguar. Aktualisht ndodhen 68 luftëtarë nga vendi ynë. Pas nuk mbetet as numri i shqiptarëve nga Kosova. Prej tyre sipas të dhënave zyrtare ruse në Ukrainë kanë mbërritur 156 persona, prej të cilëve 61 janë eliminuar dhe 60 janë deportuar.
Ndërkaq nga Maqedonia e Veriut janë nisur për në Ukrainë 79 luftëtarë, prej të cilëve, 33 kanë humbur jetën, 21 janë deportuar dhe 19 ndodhen atje.
Në total sipas rusëve drejt Ukrainës që nga shkurti kanë udhëtuar 6956 luftëtarë të huaj, ku 1956 kanë humbur jetën.

