Deputeti socialist Pandeli Majko ka reaguar ndaj Ambasadës ruse e cila sot publikoi një listë me vendet e origjinës së luftëtarëve të huaj që kanë shkuar të luftojnë në Ukrainë. Mes tyre sipas ambasadës ruse ishin dhe 150 nga Shqipëria, por që 42 kanë humbur jetën.
Në postimin e tij, Majko shkruan: Ambasada e Federatës Ruse ka nxjerr njoftimin për shqiptarët e vrarë (sipas saj) nga ushtria ruse në Ukrainë. https://ëëë.facebook.com/photo/?fbid=334098682229096&set=a.164645585841074
Ky është një akt i papërgjegjshëm nga një godinë që supozohet se ekziston për të ndërtuar marrëdhënie dhe jo akte gangsterësh. Duke i bërë të tjerët të kenë frikë nga ty, nuk e ndryshon atë që je në të vërtetë”.
