Reperi i njohur, Stresi është liruar nga paraburgimi 48-orësh në Pejë. Këtë e ka bërë të ditur vetë, Stresi përmes një fotografie të publikuar në llogarinë e tij në Instagram, derisa gjithashtu njoftoi se do të performojë në një klub nate në Tiranë. ”Sapo dola shihemi sonte”, shkruan reperi në postimin e tij. Vetëm të premten, prokuroria në Pejë i shqyrtoi masën e paraburgimit prej 48-orësh, duke qenë se reperi ishte vetë-dorëzuar në stacionin policor nën përfaqësimin e avokatit të tij. Stresi ishte në kërkim me javë nga autoritetet e Kosovës, pasi dyshohet të jetë përfshirë në një përleshje në një diskotekë në Pejë.
Postime te ngjashme
Add A Comment