Një 48-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi qëllonte me armë zjari në ajër. Kanë qenë qytetarët ata të cilët kanë njoftuar policinë.
Uniformat blu bëjnë me dije se pas marrjes së njoftimit nga banorët se në Kodrën e Priftit, kishte të shtëna me armë zjarri, menjëherë kanë shkuar në drejtim të adresës së dhënë.
Pas mbërritjes në vendngjarje efektivët kanë arrestuar në flagrancë, A. G., 48 vjeç, banues në lagjen “Kodra e Priftit”.
Gjatë kontrollit në banesën e 48-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 pistoleta sportive të llojeve dhe markave të ndryshme që përshtaten edhe si armë zjarri si dhe një shotgun me shënjestër optike, pa lejen përkatëse. 48-jeçari kishet qëlluar me fishekë manovër, duke terrorizuar banorët.
