Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

48-vjeçarja vdiq në Bashki, kryetarja: Nuk pati debat. Merrte KEMP, kërkoi ndihmë për babanë

13:05 / December 29, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 d15f8badf6c74a746ece1f5b32fa41a3 transformed
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bashkia e Lushnjës ka reaguar pas lajmit për vdekjen e 48-vjeçares Shpresa Cani në ambientet e bashkisë. 48-vjeçares nuk i është ndërprerë ndihma ekonomike, por ajo trajtohet me KEMP, një pagesë prej 11 915 lekë në muaj. Bashkia pretendon se 48-vjeçarja ka shkuar për t’i kërkuar që të gjendje një mundësi dhe të mbështetej financiarisht edhe babai i saj. Në atë moment, Bashkia thotë se u thirr Drejtoresha e Shërbimit Social për ta parë si mundësi dhe ranë në dakordësi që kërkesa të shihej në muajin janar. Sipas Bashkisë, në atë moment 48-vjeçarja është ndjerë keq dhe është thirrur menjeherë ambulanca.

Njoftimi i plotë

Bashkia e Lushnjës përmes Kryetares se Bashkisë Eriselda Sefa nisur nga informacioni jo i verifikuar dhe abuziv i shpërndarë në media lidhur me ndarjen nga jeta të shtetases Shpresa Cani, 48 vjece, banuese në Çanakaj të Njësisë Fiershegan, dëshiron të sqarojë opinionin publik, duke i shprehur fillimisht ngushellimet më të sinqerta familjes Cani. Sa i përket ngjarjes, sqarojme se të mërkurën rreth orës 11:00 pranë Zyres së Informacionit është paraqitur shtetesja Shpresa Cani e cila kerkoi takim me Kryetaren e Bashkise Eriselda Sefa. Pak minuta më vonë Kryetarja e Bashkise priti në zyrë të interesuarën e cila ishte e përfshirëqë nga viti 2007 në kategorine PAK si Invalide e plote nga KMCAP me diagnoze Drepanocitoze Hemozigote (semundje gjaku), me pagese mujore 11 915 lekë.

Shtetesja Shpresa Cani deklaroi që jetonte vetëm me babain dhe kërkoi nga Bashkia që përvec trajtimit me KEMP nga KMCAP, të gjendej një mundesi për ndihme shtesë për të dhe babain e saj edhe nga ky institucion. Pasi degjoi shqetësimin e Zonjës Cani, Kryebashkiakja Sefa therriti Drejtoreshen e Shërbimit Social pranë bashkisë Lushnje për të parë mundësinë e ndihmes shtesë nga buxheti bashkiak, përvec pagesës se invaliditetit. Pati një dakortësi që në janar të shihej mundësia për ta futur në skemat e ndihmës nga buxheti bashkiak, mirëpo në një moment Zonja Cani është ndjerë keq.

Menjëherë është njoftuar ambulanca dhe shefi i Komisariatit Lushnjë, z.Edvin Ndreu. Ambulanca mbërriti brenda pak minutash në ambjentet e Bashkisë duke transportuar pacienten drejt Spitalit dhe pak caste më vonë mbërritën edhe efektivet e komisariatit Lushnjë. Bashkia e Lushnjës përmes Kryetares së Bashkisë përgenjeshtron dhe shpreh keqardhje për informacionet abusive të shpërndara në media lidhur me dinamiken e ngjarjes.

Në ambjentet e bashkisë Lushnje dhe aq më pak në zyrën e kryebashkiakes, nuk ka pasur asnjë debat mes Zonjës Cani dhe përfaqësuesve të bashkisë, përkundrazi pati gatishmëri për të dhënë ndihme shtesë për të interesuaren. Sqarojmë gjithashtu që Zonja Cani është trajtuar me ndihma emergjente sipas programeve të miratuara nga këshilli Bashkiak.

Sjellim në vëmendje të mediave dhe të opinionit publik se e ndjera Shpresa Cani nuk ka qënë e trajtuar me ndihme ekonomike (sikurse publikuan disa media) pasi ajo trajtohej me pension invaliditeti! Përsa më siper lutemi që mediat të jene serioze dhe të mos abuzojnë me informacionin, aq më teper që përpara publikimit të lajmeve nuk ka pasur asnjë kontakt për të degjuar zyrtarisht reagimin e Bashkisë për këtë ngjarje! Faleminderit!

Shpresa Cani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Detajet e udhërrëfyesit të Komisionit Europian për Shqipërinë, që e shpall nesër Marta Kos

21:36 / November 3, 2026

20% e shqiptarëve e vlerësojnë Ahmet Zogun më shumë se 5 pasardhësit e tij

19:38 / November 3, 2026

Protestat, Rama u “ridërgon” protestuesve ftesën nga Brukseli: Ejani të flasim, s’është populli te protestat e dhunshme

19:17 / November 3, 2026

Shkolla deri në orën 17:00, Kumbaro prezanton ndryshimet për vitin 2027/ Një mësues ndihmës për çdo fëmijë me aftësi ndryshe

15:14 / November 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.