Vera është periudha ku përdoren më shumë rrjetet sociale, ku ke më shumë kohë për të ndarë mendimet e tua, foto dhe video nga pushimet apo për të krijuar kontakte të reja.
Por Facebook ju këshillon pesë veprime për të parë rregullimet e privatësisë në profilin tuaj “për të qenë të sigurte që po shpërndani informacionet e duhura me personat e duhur”.
Kush të shkruan? Kur merr mesazhe nga përdorues që nuk janë në rrjetin tënd e që qëndrojnë të fshehura automatikisht, ke tre mundësi: të përgjigjesh, ta fshish apo të bllokosh dialogun.
Një rregull i mirë? Kontrollo gjithmonë kush të shkruan por ki kujdes me ata që nuk i njeh vërtetë.
Rishikim i miqve: pastrimi herë pas here ju bën mirë, edhe në Facebook. Shihni listën e miqve tuaj, ndal dhe mendo “ky kush është?”, pasi ka ardhur koha ta heqësh. Post-pushime është momenti i duhur për të vënë rregull në rrjetin tënd. Si është ajo shprehja, pak dhe saktë.
Një kujtim (nuk) është përgjithmonë: shpesh nuk ia vlen të rijetosh e rishpërndash me të gjithë foto të së shkuarës.
Nëse nuk njihesh më në një kujtim të vjetër, për shembull në një postim, atëherë merr një minutë dhe fshije.
Filtro postimet e tua: nëse do të mbash në kontroll jush mund të shohë postimet e tua, përdor funksionin: miqtë përveç…. Në këtë mënyrë përjashton lehtësisht një apo disa miq që të shohin postimin.
Një sy etiketimeve: Për të shmangur etiketimin në ndonjë foto që nuk të pëlqen, mos harro kontrollin e etiketimeve (tag). Duke aktivizuar këtë funksion, mund të vendosësh nëse dëshiron apo jo të të etiketojnë të tjerët në postimet e tua.
