Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

5 mënyra natyrale kundër stresit

18:44 / May 22, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
man looking distressed
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Stresi kronik mund te jetë aq i dëmshëm saqë mund t’ju shkaktojë probleme serioze shëndetësore. Psikologët kanë renditur pesë hapat natyralë të cilët do ju ndihmojnë të relaksoheni, të largoni stresin dhe shqetësime të tjera që vijnë si pasojë e lodhjes.

Bëni pushim-Në momentin që e shikoni vetën të lodhur, të mbingarkuar apo jo produktivë në punën që jeni duke bërë, zgjidhja ideale do të ishte që të bëni pushim. Të bësh pauza të shkurtra çlodhëse do ju ndihmojë të relaksoni trupin dhe trurin kështu do të mund të ndjeheni më të lehtësuar dhe më në formë për vazhduar aktivitetin tuaj.

Vendosni kufij-Vendosni kufij në çdo aspekt të jetës suaj. Nëse vendosni që gjërat t’i merrni më shtruar kjo do ju ndihmojë shumë për t’i arritur më mirë qëllimet tuaja pa stresuar veten. Të vendosësh kufij do të thotë të jesh i vetëdijshëm se çfarë do dhe çfarë nuk shkon me ju, më e mira e mundshme është që të jeni të qartë me veten tuaj.

Praktikoni përmirësimin e frymëmarrjes-Psikologët sugjerojnë që për të shmangur mendimet dhe emocionet e këqija duhet të praktikoni përmirësimin e frymëmarrjes. Stresi ka efekte negative në trupin tonë. Nëse gjatë kohës kur e ndjeni veten të stresuar arrini të kontrolloni frymëmarrjen tuaj do të thotë që jeni në rrugën e duhur.

Gjumë i rregullt-Në disa persona stresi, ankthi apo qoftë thjesht edhe gjendja jo e mirë emocionale u shkakton pagjumësi, kurse disa të tjerëve të kundërtën duke i bërë të ndjehen të lodhur dhe të kenë nevojë të vazhdueshme për gjumë. Mënyra më e mirë për të përmirësuar veten dhe të luftoni stresin është që të caktoni një orar dhe regjim të mirë për gjumin.

Bëjeni veten të lumtur-Shëndeti fizik dhe ai mendor kanë përparësi, kështu që nuk mund ta lini stresin që t’ju zotërojë. Ta bësh veten të lumtur dhe të bëni atë çfarë ju bën të ndjeheni mirë do ju largojë nga emocionet negative dhe të mbimenduarit për një kohë të gjatë. Gëzojeni veten me gjëra të vogla, mund të telefononi një mik tuajin, të shikoni një film, të lexoni një libër ose blog, dhe pse jo të bëni një shëtitje.

stres
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lodhje? Rathë të zinj nën sy? Si ta kuptoni nëse është mungesë hekuri

13:33 / September 7, 2026

Fruthi rikthehet në Kosovë/ 151 raste të konfirmuara, mbi 95% te personave të pavaksinuar

15:21 / September 6, 2026

Vaksina që mund t’i japë fund gripit çdo vit

11:40 / September 2, 2026

Truri në laborator, mbijeton për 5 vite

15:38 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.