Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

5 policë në Korçë vihen nën hetim nga SHKBB

14:42 / February 22, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1569089714 burgjet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve ka filluar hetimet për 6 persona, pesë prej të cilëve janë punonjës të Policisë së Burgjeve në Korçë, si dhe për një të dënuar.

Sipas SHKBB, në bashkëpunim me njëri-tjetrin fusnin në IEVP sende të ndaluara në këmbim të vlerave monetare.  

Ata akuzohen për “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës” ,“Mashtrimet”, “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

Njoftimi i plotë:

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve referoi në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë një çështje penale për 6 shtetas.

Pesë nga të përfshirët janë punonjës të Policisë së Burgjeve në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Korçë dhe shtetasi tjetër vuajtës dënimi gjithashtu në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Korçë.

SHKBB referoi rastin pasi kreu veprimet e para procedurale për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës” ,“Mashtrimet”, “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”, të parashikuara nga nenet  244, 248, 143, 305/b dhe 25 të Kodit Penal, të ndryshuar.

Referimi u dorëzua në Prokurorinë e Rethit Gjyqësor Korçë në kuadër të hetimit të vitit 2022 pas kryerjes së veprimeve proceduriale për shtetasit:

1-“V.R.”, i dënuar në IEVP Korçë për veprën penale të parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;

2-“O.P.”, punonjëse e Policisë së Burgjeve, për veprat penale të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal “Shpërdorimi i detyrës”, neni 305/b i Kodit Penal “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”, neni 143 paragrafi i dytë, i Kodit Penal “Mashtrimet” dhe 25 të K.Penal;

3-“A.XH.”, punonjës i Policisë së Burgjeve, për veprat penale të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal “Shpërdorimi i detyrës”, neni 143 paragrafi i dytë, i Kodit Penal “Mashtrimet” dhe 25 të K.Penal;

4-“O.T.”, punonjës i Policisë së Burgjeve, për veprat penale të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal “Shpërdorimi i detyrës”, neni 143 paragrafi i dytë, i Kodit Penal “Mashtrimet” dhe 25 të Kodit Penal;

5-“A.SH.”, punonjës i Policisë së Burgjeve, për veprën penale të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal “Shpërdorimi i detyrës” dhe 25 të Kodit Penal;

6-“A.M.”, punonjës i Policisë së Burgjeve, për veprën penale të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal “Shpërdorimi i detyrës” dhe 25 të Kodit Penal.

Këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin fusnin në IEVP sende të ndaluara në këmbim të vlerave monetare.

Hetimet vazhdojnë për dokumentimin me prova për shtetas dhe punonjës policie të tjerë të përfshirë.

Vijon…

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Autobusi me turistë përmbyset në rrugë, 5 të vdekur dhe 40 të plagosur në Zvicër

19:00 / September 11, 2026

Kosovë, tjetër dështim për konstituimin/ Shtyhet seanca, nuk ka dakordësi për nënkryetarët

18:38 / September 11, 2026

Ministrja Spahiu merr detyrën: Prani besnike në çdo institucion të sistemit shëndetësor

17:59 / September 11, 2026

Avokati Ndreca: SPAK refuzoi pa një shkak të ligjshëm takimin e avokatëve britanikë me Veliajn

16:58 / September 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.