5 pyetjet publike sa i takon çështjes së inceneratorëve, nuk kanë munguar as këtë të hënë nga ana e Partisë Demokratike. Anëtari i Këshillit Kombëtar, Jamarbër Malltezi, përmes një deklarate nga selia blu, i drejtoi disa pyetje SPAK-ut, mes të cilave dhe për një shtetase me inicialet A, Jangildina, qytetare e lindur në Bashkimin e Republikave Socialiste Sovjetike.
Pyetjet
- A ju thonë gjë kompanitë e mëposhtme (I) Integrated Energy, (Ii) Geogenix, (iii) Almares Management dhe (iv) Residence Corporate Services?
- Dini gjë sa buxhet ka secila nga këto kompani?
- Dini gjë sa punonjës ka secila nga këto kompani?
- A ju thotë gjë emri A. Jangildina, qytetare e lindur në Bashkimin e Republikave Socialiste Sovjetike?
- Çfarë lidhje kanë të gjithë këto emra me qindra milionë euro para publike të shqiptarëve që kinse po investoheshin për inceneratorët?
SPAK i di përgjigjet, por ato të çojnë lart, aty ku prokurorët tanë nuk shkojnë dot. Ne do të kthehemi nesër, jo me drejtësinë, por me përgjigjet e këtyre pyetjeve. Ato të çojnë te të njëjtët emra dhe të njëjtat gjurmë. Firma e kundraligjshme e inceneRamës dhe IncenErjonit, i bashkon të gjitha fijet. Vetëm SPAK nuk i bie në fije. Pse vallë?
