Në 24 orët e fundit në qarkun e Beratit janë konfirmuar 5 raste pozitive me covid-19, në disa institucione të vendit.
Pozitivë kanë rezultuar një infermiere në Spitalin Rajonal Berat, një mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Tërpan, një punonjës në Sh.A.Ujësjellës-Kanalizime Berat, një punonjës i OSHE-së në Poliçan dhe një mekanik në fshatin Syzezë.
