Këtë të enjte, Gjykata e Tiranës liroi nga paraburgimi Encën. Këngëtarja u arrestua pasi kishte mbjell kanabis në oborrin e banesës së saj në Lundër.
Avokatët kanë pretenduar se kontrolli i banesës së këngëtares ishte i paligjshëm sipas mbrojtësve, pasi 5 rrënjët e kanabisit i ka mbjellë për kuriozitet. Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “arrest në burg”.
Këngëtarja ka pranuar para policisë gjatë momentit të arrestimit, se kanabisin e mbjellë në vazo në ballkonin e banesës i kishte për përdorim vetjak. Enca ka qenë bashkë me të dashurin kur u arrestua, ndërkohë që pranoi se ishte përdoruese e hashashit.