Takimi Meta-Basha në Presidencë ka përfunduar pas afro 50 minutash, ndërkohë që detaje të reja zbardhen nga takimi.
Mësohet se kreu i shtetit i ka kërkuar Bashës ti qëndrojë besnik marrëveshjes së firmosur më 5 qershor. “Do kerkoja nga ju qe ti qendronit me besnikeri marrveshjes se firmosur me perfaqesuesit e mazhorances dhe te ruani qetesinë dhe ne keto momente kur ka perpjekje per te cenuar rende Kushtetuten e vendit ne menyre kriminale dhe per te shkaterruar cdo lloj legjitimiteti te institucioneve në vend”- ka thënë Meta.
Sipas tij, kjo është edhe arsyeja e kërkesës për takim, “pas kerkeses suaj para dy ditesh ku parashtruat shqetesimet tuaja”.
Meta ka theksuar se ajo që “qe na bashkojnë sot jane Kushtetuta dhe integrimi Europian i Shqiperisë.
Meta ka theksuar se ajo që “qe na bashkojnë sot jane Kushtetuta dhe integrimi Europian i Shqiperisë.
“Keni rol te rendesishem me qetesi dhe pergjegjshmerine tuaj per te bashkëpunuar edhe me partneret europianë dhe boten demokratike se e kam theksuar se gjate tensioneve artificial ne vendin tone, se konfliktet ne Shqiperi s’jane te rastësishme, jini te vetëpërmbajtur. E rendesishme është te mos bejme aventurë me Kushtetuten”- mësohet të ketë thënë Meta.
Kryedemokrati Basha, nga ana e tij ka akuzuar Qeverinë për dy akte te paprecedente, duke thyer nje marrëveshje të arritur me bekim nderkombetar qe normalizoi klimen ne vend.
“Në arritëm një marrëveshje që u pershendet nga faktori nderkombetar. Koha ishte esenciale. Nese keto ndryshime ndodhin, ne do të jemi vendi i dyte, pas Rusisë qe ndodhin ndryshime ne kohe pandemie, fature që do të jetë shume e rendë”- tha Basha.
