Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

50 të vrarë nga një sulm në një kishë katolike

19:52 / June 5, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
wde
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të paktën 50 vetë u vranë dhe të tjerë u plagosën pasi persona të armatosur sulmuan një kishë katolike në shtetin Ondo në jugperëndim të Nigerisë gjatë meshës së të dielës, sipas një mjeku dhe medias lokale.

Një mjek i një spitali në qytetin Owo të shtetit Ondo i tha agjencisë Reuters se të paktën see 50 trupa ishin zhvendosur në Qendrën Mjekësore Federale në Owo dhe në Spitalin Katolik St. Louis.

Presidenti Muhammadu Buhari dënoi sulmin, duke e quajtur atë “të neveritshëm”. Identiteti dhe motivi i autorëve të sulmit nuk dihen ende.

Mediat lokale thanë se persona të armatosur kishin hapur zjarr ndaj besimtarëve dhe kishin aktivizuar eksplozivë në kishë. Ndër të vrarët kishte gra dhe fëmijë.

Funmilayo Ibukun Odunlami, zëdhënës i policisë së shtetit Ondo, tha vetëm se kishte pasur një incident në kishën katolike të Shën Françeskut në Owo dhe tha se policia do të lëshojë një deklaratë së shpejti.

Vendi më i populluar i Afrikës ka përjetuar sulme dhe rrëmbime në këmbim të shpërblimit nga bandat e armatosura, kryesisht në veriperëndim të tij. Sulme të tilla janë të rralla në Nigerinë jugperëndimore.

Guvernatori i shtetit Ondo, Arakunrin Oluwarotimi Akeredolu ndërpreu një udhëtim në kryeqytetin Abuja dhe u kthye në Ondo pas sulmit. “Ne do të angazhojmë çdo burim në dispozicion për të gjuajtur autorët e sulmeve dhe për t’i vënë ata para përgjegjësisë,” tha ai në një deklaratë.

kishe katolike sulm te vrare
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.