Një 50-vjeçare në Fier i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me thikë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Sheq i Madh.
Viktima V.Mamaj, është gjetur e pajetë nga bashkëshorti i saj, ndërsa kishte një plagë në gjoks dhe disa gërvishtje.
Mësohet se mes çiftit nuk ka pasur probleme.Deri më tani nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë dhe motivet që e shtynë gruan që të ndërmerrte aktin ekstrem.
