Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

55 vjet arkiv i Forcave të Armatosura, Xhaçka: Rojtar i kujtesës historike

18:00 / March 21, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Arkivi Qendror i Forcave të Armatosura shënon 55 vjetorin e krijimit, duke rregjistruar 516 fonde arkivore dhe një trashëgimi dokumentare prej 35 milionë fletësh.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e pranishme në ceremoninë e organizuar në mjediset e Muzeut Kombëtar, e cilësoi arkivin kujdestar të kujtesës dhe vlerave historike të Forcave të Armatosura.

“Arkivat janë qendra të vërteta kërkimore të së vërtetës, janë gjithashtu edhe rojtarët më të rëndësishëm të kujtesës historike kolektive. Duke braktisur qasjen klasike, e cila i sheh arkivat thjesht si struktura burokratike, ne duhet që t’i konfigurojmë ato si pikënisjen më të mirë për krijimin e një projekti që synon të bazohet në identitetin e mishëruar në projektet, sukseset dhe qëndrueshmërinë në kohë të Forcave të Armatosura”, tha ministrja.

Sipas Ministres së Mbrojtjes, arkivat nuk duhet të shihen me si struktura burokratike, por të shërbejnë si një burim në aspektin e njohurive dhe krijimtarisë së Forcave të Armatosura.
“Forcat tona të Armatosura kanë rritur në mënyrë të pakrahasueshme me asnjë kohë tjetër performancën e tyre në operacionet brenda vendit me angazhime të panumërta në përballimin e emergjencave civile dhe në shumë e shumë aktivitete të tjera. Jemi të pranishëm në shumë vende po ashtu të globit si pjesë e Aleancës, por edhe të Bashkimit Evropian tashmë edhe të Kombeve të Bashkuara dhe gjeografia e pjesëmarrjes sonë vjen vazhdimisht duke u zgjeruar. Dhe sot, ne kemi përgjegjësinë e madhe të ndërtojmë të ardhmen e FA, e tashmja jonë është e ardhmja e fëmijëve tanë. Ndaj le të bëjnë që ata të ndihen krenarë për punën tonë”, përfundoi Ministrja fjalën e saj.
Arkivi Qendror i Forcave të Armatosura u nderua nga Ministrja e Mbrojtjes me medaljen e mirënjohjës, ndërkohë që u vlerësuan me medalje edhe dy punonjëset më të vjetra.

arkivi Xhaçka
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Padi milionëshe ndaj Linde, katër banka gjermane kërkojnë dëmshpërblim për projektin e dështuar në Rusi

14:17 / July 18, 2026

Korça, “kryeqyteti” i muzikës frymore / Parada e bandave, orkestra nga rajoni e Italia performojnë në juglindje

13:29 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.