Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

562 nxënës të shkollës “Kolë Jakova” në Tiranë me terrene të reja sportive

09:56 / October 12, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2023 10 12 at 09.55.50
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

562 nxënës të shkollës “Kolë Jakova” në Tiranë tashmë do të kenë në dispozicion 2 terrene të reja sportive për të zhvilluar orët e Edukimit Fizik, por edhe për të organizuar aktivitete të ndryshme sportive. Rikonstruktimi i fushës sportive të lojërave me dorë dhe fushës së futbollit është mundësuar nga organizata World Vision Albania dhe Bashkia Tiranë, në kuadër të “Tirana Kryeqyteti Evropian i Sportit” dhe nismës #Sport4all të World Vision në Shqipëri.

Sot u bë edhe inaugurimi i tyre në praninë e zëvendësministrit të Arsimit dhe Sportit, Z. Endrit Hoxha, zëvendëskryetarit të Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi, drejtorit ekzekutiv të World Vision Albania, Eljona Elmazi, drejtoreshës së shkollës, Ledjana Harizi, si dhe përfaqësues të pushtetit vendor, nxënës dhe mësues.

Gjatë aktivitetit, të rinjtë e grupeve IMPACT bashkëbiseduan me të pranishmit, ku i njohçn me nismat e tyre, ndërsa dhanë edhe mesazhe mbi rëndësinë e aktivitetit fizik, sportit, jetesës së shëndetshme, bashkëpunimit dhe përfshirjes.

Të rinjtë zhvilluan edhe aktivitete sportive me të ftuarit në futboll, basketboll, ping-pong dhe shah.
Sporti dhe aktivitetet sportive ndihmojnë për një shëndet më të mirë fizik e mendor dhe në të njejtën kohë shërbejnë edhe si një mënyrë për të pasur gjithëpërfshirje e për të dhënë mesazhe solidariteti mes fëmijëve, të rinjve dhe të rriturve.

WhatsApp Image 2023 10 12 at 09.55.54

Kolë Jakova
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nga një aksident në një akuzë për vrasje: Si u zbardh pas 20 vitesh misteri i vdekjes së Bernadette Vander Meer

16:55 / July 20, 2026

Begaj pret përfaqësuesit e Këshillave Ndërfetarë të Evropës: Shqipëria, model i harmonisë dhe bashkëjetesës fetare

14:29 / July 20, 2026

Media amerikane, Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

22:05 / July 18, 2026

Ura e Vashës kthehet në destinacionin e preferuar të fundjavës/Monument kulture, histori tre shekullore mbi lumin Mat

14:26 / July 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.