Mirgit Vataj, kryetar i urdhrit të punonjësve social, thotë se në bazë të një studimi të bërë në vendin tonë 58% e fëmijëve janë viktima të dhunës dhe të abuzimit fizik.
Sipas tij, të gjithë fëmijët e pyetur kanë treguar se një herë në jetën e tyre kanë qenë viktima të dhunës dhe të abuzimit fizik. Ai shtoi se dhuna ndodh brenda dyerve që fëmijët i konsiderojnë si më të sigurta, referuar kështu dhunës nga prindërit.
“Sipas një studimi të bërë në Shqipëri, 58 % e fëmijëve janë viktima të dhunës dhe të abuzimit fizik. Fëmijët në studim kanë treguar se njëherë në jetën e tyre kanë qenë viktima të dhunës dhe të abuzimit fizik. Është një shifër goxha e lartë përsa i përket nivelit të dhunës. Dhuna ndodh brenda dyerve që fëmijët i konsiderojnë më të sigurta të tyre”,-tha ai.