Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

”58 kate poshtë digës së liqenit”, Braçe: Zonë e mbushur me kulla, por pa shkolla dhe qendra shëndetësore

16:58 / September 27, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1758984341 erionbrae
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i PS-së Erion Braçe ka ngritur shqetësimin lidhur me ndërtimet që po kryhen poshtë digës së liqenit artificial në Tiranë. Sipas tij rrezikojnë cilësinë e jetës në zonë që janë furnizimi me ujë të pijshëm, infrastruktura arsimore, e shëndetësia. Deputeti theksoi se ndërtimet shtrihen deri poshtë digës dhe kanë përfshirë edhe parkingun e bashkisë, për këtë arsye, ai kërkoi kujdes maksimal për të garantuar qëndrueshmërinë e digës, sidomos kur po parashikohen gjashtë kate nëntokë.

Postimi i plotë

Tirana/ 5-sa. 58 kate këtu poshtë digës së liqenit, ok, është pronë private e do zhvillohet, e kemi pranuar këtë logjike! Më në fund, ferrishtes lënë me minj, qen e mace të ngordhura, gjarpërinj etj i doli i zoti, po e kërkoja prej muajsh e s’u përgjigj kurrë për të pastruar këtë hapësirë. Shqetësimi që kam lidhet me infrastrukturën publike. E para, uji i pijshëm ose uji-Komuna në tërësi dhe kjo zonë, ka pasur probleme këtë verë në furnizimin me ujë, konsumatore që shtohen duhet të shoqërohen me burime ose sasi uji të shtuar që nuk cenon sasinë e ujit që shkon për frymë në banorët e zonës.

E dyta, infrastruktura arsimore- Komuna dhe kjo zonë këtu, nuk ka asnjë çerdhe, ka vetëm një kopsht terësisht i ezauruar, diku pas pallateve të rrugës së Kosovarëve, nuk ka asnjë shkollë 9 vjeçare, nuk ka asnjë gjimnaz, në periferi fare të zonës është 9- vjeçarja ‘Dëshmorët e Lirisë tërësisht plotë dhe i sterezauruar gjimnazi Peteo Nini. E treta, infrastruktura shëndetësore- Komuna dhe kjo zonë nuk kanë asnjë ambulancë, asnjë qendër shëndetësore, ndërkohë që poliklinikën e kanë tek 21 Dhjetori.

E fundit, zona e ndërtimit vjen deri poshtë digës, ka përfshirë dhe parkingun e bashkisë dhe e ndan nga diga rruga; do duhet kujdes i madh për të siguruar qëndrueshmërinë e saj, eleminuar rrezikun e ujërave kur aty do të shkohet 6 kate nën dhe. Besoj që janë shqetësime legjitime. Dua t’u kujtoj se sot në këtë zonë po ndërtohen e janë në faza të ndryshme, një pallat te Art Turbina, një kompleks tek Parku Olimpik, një kullë e lartë mbi 20 kate tek shkolla Kristaq Rama, një kompleks tek Kristali, një tjetër kompleks tek Kika 2. Pra nevoja për infrastrukturë publike është ulëritese.

View this post on Instagram

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)

Diga e Liqenit Erion brçae pallate
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Protesta po ndot qytetin, e ka mbaruar misionin”, Çupi: Rama tregoi gatishmëri për të dëgjuar çdo shqetësim real të qytetarëve

18:50 / July 20, 2026

Sot dita më e nxehtë e vitit/ Temperaturat deri në 47 gradë në diell, vlerat më të larta të regjistruara në Berat

18:34 / July 20, 2026

Volkswagen nis ristrukturimin më të madh në histori, do të përgjysmojë gamën e modeleve

18:07 / July 20, 2026

24 orë nuk mjaftuan: Avokati australian akuzohet se faturoi deri në 34.5 orë punë brenda një dite

17:59 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.