Shumica e vendeve në botë po punojnë për të lehtësuar përhapjen globale të 5G që në gjashtë muajt e parë të vitit 2021.
Ekspertët e industrisë pajtohen me faktin që teknologjia do të ofrojë potencial të pakufizuar për të përmirësuar jetën e njeriut, nga zhvillimi i lidhjes më të besueshme dhe më të shpejtë deri tek lufta ndaj krimit digjital.
Dhe pikërisht, nga ky këndvështrim është interesante të vlerësohet se si 5G do të lejojë ekipet e specializuara në një shkallë të gjerë për të parandaluar, kundërshtuar dhe shmangur shumë prej kërcënimeve që sot ndikojnë si në përdoruesin privat ashtu edhe në shumë kompani.
Një fakt i pamohueshëm në ndërtimin e rrjeteve 5G është roli qendror i luajtur nga inteligjenca artificiale (AI) dhe algoritmet e të mësuarit makinerik.
Për shembull, skenari i drejtimit autonom, suksesi i të cilit varet shumë nga 5G, sjell me vete shumë dyshime në lidhje me nevojën për të mbrojtur sasinë e madhe të informacionit që hyn dhe del që një automjet i tillë do të sjellë.
Përdorimi i AI, në fushën e sigurisë kibernetike, nuk është i ri, por është me 5G që operacionet e parandalimit mund t’u japin një avantazh thelbësor ekipeve të sigurisë që mbrojnë përdoruesit.
Nga pikëpamja e sigurisë, shumica e sulmeve të kryera në rrjetet 5G do të kenë të bëjnë me softuerin e përdorur për procese të rëndësishme. Prandaj, gjithnjë e më shumë do të kemi nevojë për kundërmasa të bazuara në zgjidhje inteligjente.
Avantazhi, në këtë kuptim, është se programet proaktive të AI-së dinë si të vetëmësojnë në bazë të kontekstit të referencës dhe të përditësohen vetë sipas nevojës, për t’u përshtatur në mënyrë efektive në një mjedis të caktuar.
Sipas analistëve, tregu i sigurisë 5G do të rritet në 4,02 miliardë dollarë deri në vitin 2023./
