Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

6.2% e shqiptarëve jetojnë ngushtë. Korça me përqindjen më lartë të familjeve me probleme

15:46 / February 8, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tirane 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në botimin e fundit të Institutit të Statistikave, “Vjetari Rajonal Statistikor 2021”, paraqiten të dhëna mbi shumë tregues, ku ndër të tjera dhe të dhëna mbi shpërndarjen e familjeve sipas sipërfaqes së përdorur për banim.

Në vitin 2020, 51,6% e familjeve në Shqipëri jetojnë në banesa, sipërfaqet e të cilave janë nga 51 deri në 90 metra katror. Krahasuar me vitin 2019-të, ky tregues ka rënë me 0.1 pikë përqindje. Gjatë vitit 2020, të dhënat tregojnë se qarku i Gjirokastrës, ka përqindjen më të lartë të familjeve të cilat jetojnë në banesa sipërfaqja e të cilave varion nga 51 deri në 90 metra katror , me 74.1%. Nga ana tjetër, qarku që ka përqindjen më të vogël të familjeve të cilat jetojnë në banesa sipërfaqja e të cilave fillon nga 51-90 metra katror është Lezha, me 46.3%.

Po sa përqind e familjeve jetojnë në banesa me sipërfaqë më pak se 50 metra katror? Janë 6.2% e familjeve në Shqipëri, të cilat jetojnë ngushtë, pra në banesa sipërfaqja e të cilave është më pak se 50 metra kator. Qarku i cili regjistron dhe përqindjen më të lartë të familjeve që jetojnë në një hapërsirë të ngushtë prej 50 metrash katror, është qarku i Korçës, me 14.1%.

Ndjek qarku i Shkodrës dhe i Beratit, me 10.3% dhe 9.5% përkatësisht. Ndërkohë qarku i Elbasanit ka përqindjen më të ulët të këtij treguesi, krahasuar me 11 qarqet e tjera, me 3.2%. Lezha regjistron përqindjen më të lartë të familjeve të cilat jetojnë në banesa sipërfaqja e të cilave është mbi 130 metra katror, me 9.4%. Berati, ndryshe nga Lezha, është një qark ku familjeve i mungon luksi për të jetuar në një sipërfaqe të gjerë, pra mbi 130 metra katror.

Ky është dhe qarku i cili ka përqindjen më të ulët të familjeve që jetojnë mbi 130 metra katror, me 1.5%. Banesat sipërfaqet e të cilave variojnë nga 91 deri në 130 metra katror, renditen në vendin e dytë për sa i përket përqëndrimit të familjeve që jetojnë në to, me 35,8%. Shifrat tregojnë se gjatë viteve është regjistruar një rritje e përqindjes së familjeve në banesa të tilla. Në qarkun e Tiranës është regjistruar përqindja më e lartë e familjeve, që jetojnë në banesa me sipërfaqe 91 – 130 metra katror, me rreth 40%.

statistike

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“U trondita kur i pashë në faqe +18!”/ Zbardhet dëshmia e Adrian Hilës: Kamerat i vendosa për… Ka qenë me dëshirën e palëve

23:02 / October 1, 2026

Kompozitori Adrian Hila në Policinë e Tiranës, po merret në pyetje nga Krimet Kibernetike

22:20 / October 1, 2026

Rama publikon foton me presidentin amerikan Donald Trump dhe ironizon: Ndoshta s’del që është AI

21:37 / October 1, 2026

Tragjedi, 8 studentë mbyten në det gjatë një ekskursioni

21:16 / October 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.