Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

6 mënyra natyrale për të pastruar mushkëritë

08:15 / December 29, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mushkeri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Thithja e ajrit të ndotur, tymit të cigares dhe të toksinave të tjera mund të na dëmtojë mushkëritë.

Për këtë arsye kemi përzgjedhur disa metoda që ndihmojnë në hapjen rrugëve të frymëmarrjes, përmirësimin e kapacitetit të mushkërive dhe uljen e inflamacionit.

Terapia me avull
Thithja e avujve të ujit shton lagështinë në ajër,gjë e cila ndihmon në lirimin e menjëhershëm të rrugëve të frymëmarrjes dhe në nxjerrjen e mykut.

Kollitja e kontrolluar
Kollitja e kontrolluar është një ushtrim që ndihmon në largimin e mukusit të tepërt në mushkëri.

  1. Për të realizuar këtë ushtrim ndiqni këto hapa:
  2. Uluni në një karrige me shpatulla të relaksuara .
  3. Mbështillni krahët mbi stomak.
  4. Merrni frymë ngadalë përmes hundës.
  5. Nxirrni frymë ngadalë ndërsa përkuleni përpara,duke i shtyrë krahët në stomak.
  6. Kollituni 2 ose 3 herë gjatë nxjerrjes së frymës,duke mbajtur gojën paksa të hapur.
  7. Thithni ajër ngadalë përmes hundës.
  8. Pushoni dhe përsëriteni nëse e ndjeni të nevojshme

Nxjerrja e mykut nga mushkëritë
Kjo teknikë përfshin shtrirjen në pozicione të ndryshme për të përdorur gravitetin në nxjerrjen e mykut nga mushkëritë. Disa prej tyre zbatohen si më poshtë :

Qëndrimi në shpinë
• Shtrihuni në dysheme ose në shtrat.
• Vendosni jastëk poshtë ijeve,në mënyrë që ato të jetë në nivel më të latrë se gjoksi.
• Thithni ajër me ngadalë përmes hundës dhe nxirreni përmes gojës. Raporti duhet të jetë 1: 2 (një frymëmarrje dhe dy frymënxjerrje).
• Vazhdoni për disa minuta.

Qëndrimi në anë
• Shtrihuni në njërën anë, duke mbështetur kokën në një krah ose jastëk.
• Vendosni jastëk nën ije.
• Praktikoni modelin e frymëmarrjes 1: 2.
• Vazhdoni për disa minuta.
• Përsëriteni duke u kthyer në anën tjetër.

Qëndrimi në barkas
• Vendosni një pirg jastëkësh në dysheme.
• Shtrihuni me bark mbi jastëkët. Mos harroni të mbani ijet në nivel më të lartë se gjoksi.
• Vendosni krahët nën kokë për mbështetje.
• Praktikoni modelin e frymëmarrjes 1: 2.
• Vazhdoni për disa minuta.

Stërvitja
Stërvitja bën që muskujt të punojnë më shumë,kjo gjë rrit ritmin e frymëmarrjes,duke çuar në një furnizim më të madh të muskujve me oksigjen. Në këtë mënyrë përmirësohet qarkullimi i gjakut duke e bërë trupin më efikas në eleminimin e tepërt të dioksidit të karbonit që trupi prodhon kur ushtrohet. Me kalimin e kohës muskujt do fillojnë të përdorin oksigjenin në mënyrë më efikase dhe të prodhojnë më pak dioksid karboni Kujdes : Njerëzit me probleme të rënda të mushkërive duhet të këshillohen fillimisht me mjekun.

Çaji jeshil
Çaji jeshil përmban shumë antioksidantë të cilët ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit në mushkëri.

Ushqimet anti-inflamatorë
AgroWeb.org ju këhillon që të përfshini në regjimin tuaj ushqimor këto produkte: turmeriku, zarzavatet jeshile, qershi, boronicat, ullinj, arra, fasulet, thjerrëzat./AgroWeb

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

Ndriçimi i tepërt, rrezik për zemrën

11:13 / September 16, 2026

Lodhje? Rathë të zinj nën sy? Si ta kuptoni nëse është mungesë hekuri

13:33 / September 7, 2026

Fruthi rikthehet në Kosovë/ 151 raste të konfirmuara, mbi 95% te personave të pavaksinuar

15:21 / September 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.