Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

6 mënyra të thjeshta si të shpëtoni nga era e keqe e gojës

11:11 / February 18, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
3b2cac5607806f36c2117d3804
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Frymëmarrja e pakëndshme në mëngjes është një shqetësim i shumë njerëzve. Përgjegjëse për këtë problematikë janë zakonet tona të përditshme siç mund të jenë goja e thatë, konsumimi i ushqimeve të caktuara apo disa probleme shëndetësore si refluksi i acidit. Por si t’i jepni fund këtij shqetësimi?

Mos përdorni gargarë pas çdo furçe.

Larja e gojës, përveçse jep një frymëmarrje të freskët, gjithashtu mund të thajë gojën. Shumica e larësve të gojës përmbajnë alkool dhe kjo ndikon në prodhimin natyror të pështymës në gojën tuaj . Për shkak se trupi zakonisht prodhon më pak pështymë gjatë natës, qelizat e vdekura që grumbullohen në gjuhë dhe mishrat e dhëmbëve nuk largohen dhe për pasojë vuani nga era e keqe e gojës.

Mos flini me gojën hapur.

Frymëmarrja përmes gojës gjatë gjumit shkakton thatësi dhe për pasojë shtohen bakteret. Në fakt, frymëmarrja nga goja prish dhe dhëmbët dhe shkakton gjakderdhjen e mishrave, përveç erës kronike. Kjo ndodh sepse ky zakon ndikon në ekuilibrin oral të pH dhe ndryshon llojet e baktereve në mjedisin oral.

Shpërlajeni gojën me vaj.

Kjo metodë e freskimit të frymëmarrjes e ka origjinën në Indi dhe është provuar se zbardh dhëmbët dhe përmirëson shëndetin e tyre të dhëmbëve. Merrni një lugë vaj dhe rrotullojeni rreth gojës për 15-20 minuta. Bakteret që shkaktojnë erën e keqe ngjiten në vaj dhe treten në të. Mund të përdorni çdo vaj, por shumë njerëz preferojnë vajin e kokosit ose ullirit për shkak të shijes së këndshme.

Bëni kujdes me kafenë.

Megjithëse shumë njerëz, nuk e nisin ditën pa një filxhan kafe, kjo pije kaq e dashur mund të jetë fajtore për frymëmarrjen tonë në mëngjes. Kafeja ka një efekt tharjeje , gjë që bën që trupi të prodhojë më pak pështymë. Shumë njerëz gjithashtu shtojnë qumësht ose krem në kafenë e tyre, dhe produktet e qumështit shpesh shkaktojnë erën e keqe të gojës.

Mos harroni të lani gjuhën.

Ashtu si dhëmbët, gjuha strehon baktere që shkaktojnë aromën e keqe. Nëse nuk lani gjuhën, bakteret do të shumohen dhe për pasojë do të vuani nga aroma e keqe e gojës.

Vini re se si merrni frymë.

Ndoshta nuk mund ta kuptoni që po merrni frymë përmes gojës gjatë gjithë ditës, por ky zakon shkakton frymëmarrjen me aromë të keqe. Edhe pse trupi zakonisht prodhon më shumë pështymë gjatë ditës, frymëmarrja me gojë than mjedisin oral. Përveç erës së keqe të gojës , ky zakon shkakton sëmundje të ndryshme, si zgavrat e dhëmbëve dhe infekset e veshit.

era e keqe
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025

Plani i Donald Trump për paqes në Gaza, reagojnë vendet e BE: Hamas ta pranojë

09:55 / September 30, 2025

Shqipëria bën hapin e parë drejt eliminimit të pajisjeve matëse me përmbajtje mërkuri nga institucionet shëndetësore

20:37 / September 19, 2024
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.