6 mijë fëmijë kanë lindur jashtë vendit në 6 muajt e parë të vitit 2021 dhe janë regjistruar në Shqipëri.
Lajmin e mirë e bën me dije ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Ajo shkruan se edhe pse kanë lindur jashtë bebet janë regjistruar në Shqipëri dhe kanë përfituar dhe bonusin e bebes.
“😇 6 mijë fëmijë të lindur jashtë vendit në gjysmën e parë të vitit, të regjistruar në vendin amë 🇦🇱, kanë përfituar bonusin e bebes, njësoj si çdo fëmijë i lindur në Shqipëri, falë programit universal për mbështetjen e çdo të porsalinduri🙌🏼” shkruan Manastirliu.
