Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

6 mijë mësues kandidatë për 1400 vende të lira. Ja kur bëhet testimi

18:01 / July 3, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mesues
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga 7200 mësues që u futën në garën për t’u punësuar këtë vit shkollor, kanë arritur ta përfundojnë aplikimin më pak se gjashtë mijë prej tyre, duke u bërë kështu kandidatë potencialë për të zënë një nga vendet vakante në mësuesi, që hapen këtë vit shkollor.

Portali “Mësues për Shqipërinë” ka mbyllur regjistrimet, duke numëruar 5953 mësues që konkurrojnë për punë. Por jo të gjithë do të jenë pjesë e testimit që do të zhvillohet përgjatë këtij muaji dhe në fillim të gushtit. Dhe sigurisht, jo të gjithë kandidatët do të arrijnë të punësohen përgjatë këtij viti.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit, çdo vit krijohen afro 1400 vende vakante në mësuesi. Bëhet fjalë për kontrata afatgjata dhe afatshkurtra, që krijohen si pasojë e daljes në pension të mësuesve që kanë plotësuar vitet e punës si dhe atyre që marrin leje lindjeje apo mjekësore. Raporti është përafërsisht 1 me 4, çka nënkupton se mundësinë për t’u futur në punë përmes portalit do ta ketë më pak se çereku i më të mirëve.

Por duhet nënvizuar që në shifrën totale të vendeve vakante, MAS nuk bën publike vendet e punës që mbyllen për shkak të mosplotësimit të orëve mësimore. Në këtë pikë, Sindikata e Arsimit vijon të këmbëngulë që ministria duhet t’ua ofrojë vendet e reja të punës fillimisht mësuesve në sistem që rrezikojnë të dalin të papunë për shkak të reduktimit të orëve.

VENDET E LIRA

Portali i sivjetmë “Mësues për Shqipërinë” nuk do të shërbejë vetëm për mbledhjen e aplikimeve, por do të luajë rolin kyç deri në punësimin e mësuesve. Me shkrirjen e drejtorive arsimore, punësimi i arsimtarëve më të mirë i është besuar Rrjetit Akademik Shqiptar, që menaxhon të dhënat e mësuesve në portal. Zyrat e reja arsimore të katër drejtorive rajonale të arsimit parauniversitar janë të detyruara të shpallin vendet vakante në portal. Për çdo vend të lirë pune, njoftimi do t’i shkojë direkt në email më të mirit të renditur në listën për punësimet.

Pra, bëhet fjalë për një proces automatik kompjuterik, pa ndërhyrjen e drejtorëve të shkollave a DAReve, që në jo pak herë kanë bërë pazare. Sipas udhëzimit të ri për punësimet dhe emërimet, mundësitë që mësuesi më i mirë të refuzojë ofertat nuk do të jenë të kufizuara deri në tri herë, por pafundësisht. Mosparaqitja e tij 24 orë pas njoftimit në shkollën ku njoftohet se është hapur vendi për të, merret si refuzim. Një tjetër ndryshim i rëndësishëm është kontrata e punës. Ministria e Arsimit ka hequr periudhën 1-vjeçare të provës, pasi nuk e ka parë të arsyeshme që më të mirët, pas gjithë filtrave që kalojnë për ta gjetur atë vend pune, të kalojnë edhe një sitë të re.

6 mijë tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

11 mijë biznese të reja në 6 muaj, investitorët e huaj shtojnë interesin për Shqipërinë

13:13 / July 23, 2026

Kanë punë, por jo shtëpi: Kriza e banesave në Holandë krijon një kategori të re të pastrehësh

17:43 / July 22, 2026

ASHK: Do të formalizohen 697 kulla të vjetra, poseduesit do të pajisen me certifikatë pronësie

22:22 / July 21, 2026

Gjermania rihap debatin për dyqanet të dielave, por ndalimi mbetet në fuqi

18:30 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.