Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

6 vjet nga vrasja e Komisar Musa Skurës

23:36 / January 24, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Musa Skura
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

6 vjet më parë është vrarë në krye të detyrës Komisar Musa Skura. Ai u sulmua nga disa trafikantë që lëviznin në segmentin rrugor Burrel-Bulqizë. Në se nuk është kujtuar zyrtarisht nga strukturat shtetërore, është vëllai i tij, Avni Skura që e kujton me shumë mall:

“Na mungon shume vëlla. Ju mungon fëmijëve dhe bashkëshortes. Ju mungon nipërve e mbesave, miqëve e shokëve të tu. Na mungon dashuria jote, buzëqeshja jote dhe këshillat e tua me vlerë. T’i do të jesh gjithmonë në mendjet e zemrat tona. I paharruar i dashuri Musa!”, shkruan Avni Skura

Shefi i Krimeve të Policisë së Matit, Musa Skura, u plagos mbrëmjen e 13 janarit 2013 gjatë një operacioni për arrestimin e anëtarëve të një bande që trafikonte armë, në rrugën nacionale Burrel-Klos, në afërsi të fshatit Suç të Rrethit të Matit. Efektivi i policisë është goditur me automatikun që i përket të pandehurit F. Alla. I pandehuri është përleshur me efektivin e policisë, duke gjuajtur dhe me armë luftarake në drejtim të tij.

Në analizën e provave të dala nga hetimi, rezulton se efektivi i policisë, Musa Skura, u është afruar në distancë personave të dyshuar për kryerje vepre penale, të cilëve u ka kërkuar të ndalonin.

Në ndjekje e sipër, pasi ka arritur të kapë të pandehurin F. Alla, ky i fundit duke qenë i pajisur me armën tip automatik model 56, kalibër 7.62 mm, ka realizuar qitje drejt efektivit të policisë”, thuhet në dosjen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

skura
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vritet efektivi në krye të detyrës/ Skënder Hita: Policia e Shtetit humbi shërbëtorin e saj, në shërbim të qytetarëve

11:22 / June 4, 2026

Tragjedia në Lezhë, këta janë 2 të rinjtë nga Kosova që u mbytën në det. Njëri prej tyre futbollist

09:34 / June 4, 2026

Vrasja në Maliq/ Identifikohet autori, ishte i dënuar me 10 vite burg në mungesë. Zbardhet emri i policit të vrarë dhe të plagosurit

09:10 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.