Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

60% e shqiptarëve nuk bëjnë dot pushime

21:36 / July 20, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
294100796 5196775543770756 1314100542716436917 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një kohë që turistët nga vendet e tjera të botës duket se janë dyndur në Shqipëri gjatë këtij viti, dhe sidomos gjatë sezonit të verës, siç e konfirmojnë edhe një seri statistikash publike, shqiptarët duket se e kanë të vështirë të bëjnë pushime. Barometri i Ballkanit 2023 tregon pikërisht këtë. Rreth 60% e shqiptarëve e kanë të pamundur të bëjnë pushime, pra 6 në 10. Kjo përqindje i referohet 12 muajve parardhës, dhe pyetja që i drejtohet qytetarëve është: Gjatë 12 muajve të fundit a keni hasur në familjen tuaj pamundësi në përballimin e një jave pushime jashtë shtëpisë tuaj? Vetëm 39% e shqiptarëve të anketuar i përgjigjen me “Jo”, 1% refuzon, dhe siç e përmendëm më lartë, 60% i përgjigjen me “Po”.

Ajo që bie në sy nga këto shifra është fakti se ndër vendet e Ballkanit Perëndimor jemi të parët sa i përket pamundësisë për të përballuar një javë pushime në vit. Pas nesh ndjek Mali i Zi, me 50% të qytetarëve që nuk i përballojnë dot pushimet, Maqedonia e Veriut me 47% dhe Serbia me 45%. Qytetarët e Kosovës duket të jenë ata me më shumë mundësi për të bërë pushime, pasi vetëm 38% e tyre e kanë të pamundur.

Krahasuar me vitin e kaluar, norma prej 60% mbetet e pandryshuar. Por, ky publikim i Këshillit të Bashkëpunim Rajonal daton që prej vitit 2015 dhe shohim se pavarësisht faktit se vijojmë të jemi të parët në rajon për pamundësinë për të bërë pushime një javë në vit, kemi përmirësim ndër vite. Në vitin 2015, kjo normë fiksohej pranë 66%, dhe në vitin 2016 pranë plot 74%, pra me 3 në 4 persona që nuk bënin dot pushime.

Edhe shifra të ngjashme nga Instat i japin zë këtij fenomeni. Gjatë muajit Maj, 2/3 e vizitorëve nëpër strukturat hoteliere dhe të ngjashme ishin shtetas të huaj, pra jo-rezident dhe vetëm 1/3 ishin shtetas nga Shqipëria, duke konfirmuar se ndërkohë që turizmi është në vitin e tij më të mirë historik në vendin tonë, me turistët që po vijnë tashmë edhe nga ekonomitë më të zhvilluara të Europës, si Gjermania apo Italia, për shqiptarët që jetojnë këtu, të bësh pushime është një luks, të cilin mund ta përballojnë vetëm 4 ndër 10 familje.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shkollë edhe gjatë verës: Pr.buxheti 2027 përfshin “Summer School”, bashkë me programin “Pas shkolle”

16:55 / November 14, 2026

Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin

15:59 / November 14, 2026

U paralajmërua për protestë kombëtare, para Ministrisë së Arsimit vetëm një grup protestuesish

15:18 / November 14, 2026

Po shuanin zjarrin në një ndërtesë, humbin jetën dy zjarrfikës

14:28 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.