Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar për Arbër Çekajn, pronarin e “Arbi Garden”, mes bananeve të të cilit ndodhej dhe ngarkesa prej 613 kg e kokainës. Gjykimi i shkurtuar u pranua dhe për dy të pandehurit e tjerë.
Më 15 tetor ndërkaq, pritet të lexohen konkluzionet e prokurorisë, ndërkohë që sot mbrojtja mohoi akuzat e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Më 21 shtator, Arbër Çekaj doli para gjykatës së Krimeve të Rënda, e cila konfirmoi ‘arrestin me burg’ për biznesmenin e bananeve që u arrestua në Gjermani dhe u ekstradua në Shqipëri pasi akuzohet për 613 kg kokainë të kapur në portin e Durrrësit.
