Ministria e Shëndetësisë njofton se janë kryer 3,230 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 625 qytetarë, në këto bashki: 322 në Tiranë, 28 në Fier, 25 në Berat, 23 në Vlorë, 16 në Durrës, Elbasan, 15 në Kamëz, 13 në Gjirokastër, 11 në Krujë, Lushnje, 10 në Sarandë, 9 në Patos, 8 në Kurbin, Pogradec, Dimal, Kuçovë, 7 në Shkodër, Divjakë, Mallakastër, 6 në Kavajë, Korçë, Kolonjë, Librazhd, 5 në Peqin, 4 në Lezhë, Vorë, Libohovë, Gramsh, 3 në Përmet, Tepelenë, 2 në Vau i Dejës, Dibër, Roskovec, Kelcyrë, Devoll, 1 në Malësi e Madhe, Kukës, Has, Tropojë, Mirditë, Selenicë, Himarë, Delvinë, Dropull, Skrapar, Poliçan, Cerrik.
Janë 8,233 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 166 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 3 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Një qytetare 59 vjeç nga Korça, dy qytetarë nga Tirana 68 dhe 78 vjeç.
Janë shëruar 579 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 180,229 që nga fillimi i epidemisë.
