Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

66 mjekë të rinj i shtohen sistemit shëndetësor publik, Manastirliu: Rritje page për mjekët dhe infermierët

11:37 / March 29, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
manastirliu 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sistemit shëndetësor publik i janë shtuar edhe 66 mjekë të rinj, të cilët sapo janë punësuar pas një procesi transparent e meritokratik përmes portalit “Mjekë për Shqipërinë”. Gjatë një takimi me 66 mjekët e rinj, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu foli për sistemin transparent të rekrutimit të punonjësve të shëndetësisë në qendrat shëndetësore dhe spitalet e vendit.

“Unë jam krenare për punën që është bërë në drejtim të mundësisë që tashmë mjekët dhe infermierët tanë kanë për t’u punësuar me transparencë dhe meritë në sistemin shëndetësor publik. Ju jeni profesionistët më të rinj brenda sistemit. Jeni 66 mjekë të përgjithshëm dhe specialistë që përgjatë këtyre muajve të parë të vitit 2023 i jeni bashkuar sistemit tonë shëndetësor publik në kujdesin parësor dhe në atë spitalor”, tha Ministrja Manastirliu.

Gjatë takimit me mjekët e rinj, ministrja Manastirliu foli për përmirësimin e infrastrukturës dhe të teknologjisë, për të krijuar kushtet dinjitoze për punën e mjekëve si dhe për rritjen e incentivave financiarë në vijim.

“Do të kemi këtë vit një rritje të targetuar të pagave për mjekët specialist, paga bazë e të cilëve do të rritet me 500 Dollarë. Gjithashtu do të rrisim pagën -siç e kemi premtuar- edhe për mjekët dhe infermierët tanë në masën 7% këtë vit. Duke filluar nga viti 2024, ne do të kemi sërish rritje page të targetuar për mjekët e familjes, mjekët e përgjithshëm dhe infermierët tanë, për të garantuar që politika e rritjes së pagave të jetë një politikë e qëndrueshme”, tha Ministrja Manastirliu.

Përmes portalit “Mjekë për Shqipërinë” janë punësuar më shumë se një mijë mjekë të familjes dhe mjekë specialist, me një sistem transparent të rekrutimit dhe përzgjedhjes së vendeve të punës sipas meritës.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ogerta manastirliu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Qeveria ka hapur thirrjen për punësimin e studentëve ekselentë, shpallen 210 vende të lira në institucionet publike

21:21 / September 16, 2026

Festivali ndërkombëtar i filmit për të drejtat e njeriut

13:00 / September 15, 2026

Nis viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin/nxenes,mesues, 25 mijë prej tyre ulen për herë të parë në banka

08:56 / September 14, 2026

Media spanjolle rekomandon Shqipërinë mes destinacioneve mesdhetare për pushime në shtator

11:53 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.