Një 69-vjeçare, banuese në fshatin Marshejë të Malësisë së Madhe, është plagosur lehtë në këmbë me armë gjahu.
Nga veprimet hetimore paraprake, dyshohet se ajo është lënduar aksidentalisht nga fqinji i saj, shtetasi D. R., 67 vjeç, teksa kalonte në rrugë.
69-vjeçarja ka marrë asistencë mjekësore në spital, ndërsa shtetasi D. R. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut.